Arkivi shtetëror i Republikës së Maqedonisë do të shënojë 65 vjetorin e formimit me akademi solemne nën patronatin e kyetarit të shtetit Gjorge Ivanov, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në akademinë në Teatrin Popullor të Maqedonisë, në të cilën është paralajmëruar prania e përfaqësuesve të Qeverisë, korit diplomatik, nga arkivi ndërkombëtar, do të prezantohet zhvillimi dhe veprimi i një prej institucioneve më të rëndësishme nacionale dhe shtetërore të Maqedonisë.
Me rastin e përvjetorit do të promovohet monografia “Arkivi shtetëror i Republikës së Maqedonisë (1951-2016), do të hapet ekspozita dhe do të prezantohen aktivitetet më të reja të Arkivës.
Në kuadër të ngjarjes, sot paradite në “Porta Maqedonia” do të mbahet Asambleja Themelore e Shoqatës profesionale arkivore e Evropës Juglindore”. /Telegrafi/