Në televizionin publik të Kosovës, RTK, nën udhëheqjen e gazetarëve Sulejman Gashi dhe Avni Spahiu, në vitin 2001 u mbajt debati i parë televiziv në mes të Ibrahim Rugovës e Hashim Thaçit, në prani të administratorit të atëhershëm të UNMIK-ut Bernard Kouchner.
Në këtë debat shpërfaqen kundërshtimet e para mes presidentit Rugova e Hashim Thaçit.
Aty ishin trajtuar temat prej funksionimit të shtetit e deri te zgjedhjet që do të mbaheshin.
Debati është zhvilluar në kohën kur ka funksionuar Këshilli i Përkohshëm Administrativ, ku ndërkombëtarët s’e kishin njohur as Qeverinë e Përkohshme dhe as Qeverinë në Ekzil të Rugovës.
Megjithëse kanë kaluar shumë ky debat është interesant për të parë pikëpamjet e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe ish liderit politik të UÇK-së- presidentit aktual të Kosovës, Hashim Thaçi. /Telegrafi/