Telegrafi

Arkitekti Stagova thotë se është alarmante prerja e drunjve në vend

Arkitekti Sami Stagova ka thënë se është alarmante prerja e drunjve në vend dhe se sipas tij, ka kontrollë minimale për këtë çështje.

Stagova ka thënë se pyjet në vend janë prerë më të madhe në të gjitha zonat e vendit, duke shtuar se kjo dukuri është që nga vitet e 90-ta e deri më tani.

Ai ka thënë se shkak për këtë situatë janë kërkesat për industrinë e drurit, por duke mos përjashtuar edhe ato për djegie.

Lexo po ashtu Priten pishat disavjeçare në Gjakovë, Stacioni i Autobusëve: Kanë qenë të kalbura, rrezikonin qytetarët

Arkitekti është shprehur se në Kosovë nuk ka interesim për gjelbërimin e hapësirave të ndryshme dhe se është alarmante prerja e drunjve, duke theksuar mungesën e kontrollave./RTV Dukagjini/