Arkitekti Sami Stagova ka thënë se është alarmante prerja e drunjve në vend dhe se sipas tij, ka kontrollë minimale për këtë çështje.
Stagova ka thënë se pyjet në vend janë prerë më të madhe në të gjitha zonat e vendit, duke shtuar se kjo dukuri është që nga vitet e 90-ta e deri më tani.
Ai ka thënë se shkak për këtë situatë janë kërkesat për industrinë e drurit, por duke mos përjashtuar edhe ato për djegie.
Arkitekti është shprehur se në Kosovë nuk ka interesim për gjelbërimin e hapësirave të ndryshme dhe se është alarmante prerja e drunjve, duke theksuar mungesën e kontrollave./RTV Dukagjini/