Site icon Telegrafi

Arkitekti i golit të parë, Kroos i tregoi me shenjë Viniciusit se ku duhej ta priste topin

Vinicius Junior ishte golashënuesi i parë i Real Madridit në përballjen e sontme ndaj Barcelonës në El Clasicon e 180-të.

Sulmuesi brazilian i kaloi Los Blancot në epërsi në minutën e 71-të, derisa pranoi një asistim maestral nga Toni Kroos.

Por, para se të vinte deri te goli, Vincius mori një dirigjim nga mesfushori gjerman, që i bëri me shenjë që të niset drejt portës së Barcelonës.

Real Madrid vs Barcelona (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Kroos pa menduar dy herë pasoi topin te sulmuesi i talentuar, që nuk dështoi të mposhte Marc-Anre ter Stegen nga afërsia.

Lexo po ashtu Real Madridi fiton El Clasicon fantastik ndaj Barcës dhe rimerr kreun e La Ligas

Kujtojmë se golin e dytë për madrilenët e shënoi Mariano Diaz në minutën e 90+2’, një minutë më vonë që u inkuadrua.

Pas kësaj fitoreje, Real Madridi është rikthyer në vendin e parë me 56 pikë, një më shumë se Barcelona që është në të dytin. /Telegrafi/

https://twitter.com/Kr88s_/status/1234237069003808770

Exit mobile version