Site icon Telegrafi

Arkitekti i “Arenës Kombëtare” i arrestuar për korrupsion (Foto)

Projekti i Arenës Kombëtare, i shumëpritur nga shqiptarët, ka nxjerrë në pah edhe skandalin e radhës, pasi arkitekti italian rezulton i arrestuar për korrupsion në vitin 2008.

Dje, Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, paraqitën projektin dhe u shprehën se projekti ishte fituar nga kompania “Archea” me arkitektin, Marco Casamonti dhe studioja e tij e projektimit do të realizojnë Projektin e Arenës Shqiptare.

Arkitekti në fjalë rezulton i arrestuar për korrupsion në vitin 2008. Por çfarë shkruanin mediat italiane për arrestimin e arkitektit Casamonti? “Citynews” ka publikuar një artikull të prestigjozes italiane “La Repubblica” ku raportohet arrestimi i arkitektit.

Shkrimi nga “La Repubblica”

Arrestohet arkitekti Casamonti

“Arkitekti Marco Casamonti, një nga shtatë të dyshuarit për korrupsion në hetimin mbi urbanizimin të zonës së Kalasë, në Firence, pronën e Fondiaria-Sai, është arrestuar në kushtet e një hetimi tjetër, gjithnjë i koordinuar nga prokuroria në Firence. Mbi të rëndon akuzat për përfitim të një tenderi i cili u prokurua nga Komuna Terranova Bracciolini (Arezzo).”

“Casamonti, profesori i ri me titull në katedrën e Fakultetit të Arkitekturës të Genovës, mori pjesë pak ditë më parë në një konferencë në Imperia për projektin e rizhvillimit të ish-zonave industriale, dhe nënshkroi një masterplan për rimëkëmbjen e ish-rajoneve të Ilva-s, e paraqitur nga shoqata “Società per Cornigliano in Comune”.

Në qendër të hetimit që çoi në ndalimin e Casamontit është gara për tenderin e prokuruar nga Komuna e Terranova Bracciolini për rinovimin e një ndërtese: Fondi i tenderit ishte e 98.000 €. Përveç Casamontit, profesionistë të tjerë do të hetohen. Të dy hetimet janë drejtuar nga prokurori Giuseppe Quattrocchi dhe nga prokurorët Gianni Tei, Giulio Monferini dhe Josephine Mione dhe janë kryer nga policia e Ros.”

“Në hetimin për urbanizimin e Kështjellës, në Firence, Casamonti është etiketuar si një nga projektuesit që ish-këshilltari i Firences, Gianni Biagi (në mes të të dyshuarve) kishte sugjeruar për grupin Ligresti. Casamonti, nga Fiorentino, 43 vjeç, është themelues i Studios ARCHEA, që vepron në nivel ndërkombëtar, profesor në Universitet, është gjithashtu autor i eseve dhe redaktor i revistave.

Në këtë nisje të yrë të hetimit, do të hetohen edhe një oficer i qytetit të Arezzo dhe tre profesionistë të tjerë. Për çështjen e Kalasë, Casamonti akuzohet për korrupsion, së bashku me gjashtë persona të tjerë, duke përfshirë Biagi, ish-këshilltarin e qytetit Graziano Cioni, dhe presidentin e nderit të Fondiaria-Sai, Salvatore Ligresti.”

Exit mobile version