Telegrafi

Arkeologët zbulojnë një qytet të ri të lashtë në Egjipt (Foto)

Arkeologët në Egjipt kanë zbuluar një qytet që daton më shumë se 5000 vjet më parë, i cili duket se ka ende shtëpitë, mjetet, qeramikat dhe varrezave të mëdha në brendësi të hapësirave të tij.

Ai shtrihet nga lumi Nil, deri në afërsi të tempullit të Abidosit, shkruan “BBC”.

Ekspertët thonë se madhësia e 15 varrezave të zbuluara rishtazi tregon një nivel të lartë social të atyre që ishin varrosur.

Besohet se qyteti kishte ne brendësi shtëpitë e zyrtarëve më të rëndësishëm dhe se kishte lulëzuar gjatë fillimit të epokës se kohëve të lashta egjiptiane, transmeton syri.

Ekspertët thonë se zbulimi mund të jetë një nxitje për industrinë e turizmit në Egjiptit,  që ka qenë në apati që kur presidenti Hosni Mubarak u rrëzua në vitin 2011.