Site icon Telegrafi

Arkeologët në Izrael zbulojnë vezën e pulës afro 1,000 vjet e vjetër, atë e gjetën në një gropë septike – ishte e paprekur

Arkeologët kanë zbuluar një ve pule pothuajse të paprekur e vjetër afro 1,000 vjet. Ajo u zbulua gjatë gërmimeve në qytetin Javne të Izraelit.

Veza është gjetur nga ekspertët e arkeologjisë dhe e nxorën nga një gropë septike, transmeton Telegrafi.

Arkeologu Li Peri Gal, thotë se është një zbulim i rrallë si në Izrael ashtu edhe në botë.

“Fragmente të lëvores së vezës është interesant t’i gjeni, por tërë vezën është rast unik. Lëvorja e vezës është në gjendje të mirë që do të na mundësojë të nxjerrim ADN-në”, ka shtuar Gal.

Veza e gjetur i ka vetëm disa të çara në lëvore, nga ana e jashtme nuk ka munguar as edhe një copëz kur u nxor nga gropa septike. /Telegrafi/

Exit mobile version