Telegrafi

Arkeologët kanë gjetur mimiet e disa këlyshëve të luanëve, krokodilëve, qenve dhe maceve

Ministria e Antikiteteve të Egjipt ka prezantuar disa mumie kafshësh, që  janë gjetur nga ekspertët e arkeologjisë.

Në mesin e shumë kafshëve të lashta, janë trupat e disa këlyshë të luanëve, krokodilëve, qenve dhe maceve, si dhe disa zogjve, transmeton Telegrafi.

Gjetjet që janë bërë në pjesë të ndryshme në Saqqara të Kairos, krahas disa artefakteve, tani janë në dispozicion për publikun.

Zbulimi i tyre është bërë kohë më parë, ndërsa ekspertët i kanë hulumtuar ato lidhur me kohën kur janë punuar.

Në Saqqara janë 11 piramida, derisa gjetja e mumieve të kafshëve nuk ka munguar deri më tani. /Telegrafi/