Telegrafi

“Arjola këtu brenda nuk ka bërë asgjë”, Adriana reagon pas fjalëve të Dagz: Pas daljes nga Big Brother do ta angazhojmë si teoricient për shqiptarinë

Disa prej banorëve të Big Brother VIP janë akoma brenda shtëpisë që nga hyrja e tyre në spektakël dhe tani kanë kaluar 100 ditëshin.

Në mesin e tyre ndodhet edhe aktorja me prejardhje nga Tropoja, Arjola Demiri, e cila në njërën anë është prentendente për të fituar çmimin e madh.

Në një diskutim të radhës mes Einxhel dhe DJ Dagz, ky i fundit thotë se ajo nuk ka bërë asgjë, nuk ka qenë e përfshirë në asnjë debat përveç atij me aktorin Donald Veshaj.

“Arjola këtu brenda nuk ka bërë asgjë, prej se kam hyrë kurrë në jetë një debat se ka bërë me askënd përveç atij me Donaldin”, tha ai.

Lexo po ashtu Adriana Matoshi reagon pasi pa që Arjola mban afër shtratit emrat e fëmijëve të saj në BB VIP

Kjo ka bërë që të ketë një reagim nga mikesha e saj e ngushtë, aktorja Adriana Matoshi.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje thotë se pas daljes nga BB VIP, Dagzin do ta angazhojmë si teoricient për shqiptarinë.

Adriana Matoshi (Foto: Screenshot/Instagram)

“Edhe pse ditë e diel sapo dola nga mbledhja e grupit dhe vendosem që pas daljes së Dagzit nga shtëpia e Big Brother menjëherë ta angazhojmë si teoricient për shqiptarinë”, u shpreh ajo.

Adriana duket se është revoltuar nga fjalët e DJ kosovar për miken e saj të ngushtë. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/YouTube

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Adriana Matoshi (Foto: Screenshot/Instagram)