Arjola Demiri është e vendosur për ta formësuar trupin e saj.
Kështu së paku ka lënë të kuptohet përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.
Ajo shfaqet duke u stërvitur në palestër dhe ka treguar se kjo është mënyra më e mirë për ta nisur ditën.
“Mëngjesi i të hënës fillon në këtë mënyrë. Ky trup është nën ndërtim e sipër”, ka shkruar aktorja në përshkrimin e videos.
Arjola u bë e njohur për publikun e gjerë falë angazhimit të saj në hit-serialin komik, “O Sa Mirë”.
Xhbanja është karakteri një femre nga Tropoja, të cilën ajo e portretizon.
Edhe pse luan rolin e studentes, aktorja në jetën reale është nënë e tre fëmijëve, dy vajza dhe një djalë. /Telegrafi/