Balerini Ilir Shaqiri dhe aktorja Arjola Demiri, kanë krijuar një miqësi shumë të mirë brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Shpesh herë madje ata janë cilësuar nga banorët e tjerë edhe si konkurrentë të fortë.
Së fundmi, dy artistët kanë realizuar një vallëzim interesant në një moment argëtimi për banorët e tjerë.
Gjatë koreografisë së improvizuar, nuk kanë munguar edhe lëvizjet provokuese, të cilat nuk kanë lënë pa kaluar me brohoritma nga banorët e tjerë.
Ilir ka një karrierë të gjatë si balrin profesionist, me çka edhe shumë herë brenda shtëpisë së BBV ka qenë element kyç i momenteve të vallëzimit.
Sonte (e premte) do të mbahet spektakli i radhës, ku një nga të nominuarit do të lërë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP.
Në nominim janë të gjithë banorët, përveç: Ilir, Arjolës, Sabianit dhe Monikës. /Telegrafi/