Telegrafi

Arjola Demiri thotë se nuk ka hyrë akoma në shtëpinë që iu premtua në Big Brother VIP Albania

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo është njëra nga banoret që ka marrë vëmendje të madhe gjatë kohës sa ishte në Big Brother VIP Albania.

Bëhet fjalë për Arjola Demirin, e cila në atë format bëri rrëfime të ndryshme si për karrierën ashtu edhe për anën private.

Teksa ka dhënë së fundmi një intervistë, aktorja tropojane u pyet nëse ka hyrë në apartamentin që iu dhurua në BBVA.

Foto: Screenshot/YouTube

E njëjta theksoi se është në përfundim dhe se së shpejti do ta gëzojë bashkë me fëmijët.

Lexo po ashtu Arjola Demiri: Burrat shqiptarë të paaftë të mbajnë gruan, por janë të aftë të mbajnë 10 dashnore

“Pikë së pari do të banojë në një ambient shumë të sigurt për fëmijët e mi”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

Tutje, artistja shtoi: “Pikë së dyti, shumë shpejt do ta marrë çelësin që më është dhuruar”.

Arjola vlen të ceket se është nënë e tre fëmijëve. /Telegrafi/