Telegrafi

Arjola Demiri takon tre fëmijët pas mbi 120 ditësh në shtëpinë e Big Brother VIP – teksa produksioni i dhuron një banesë

Aktorja e njohur, Arjola Demiri është ndër banoret e para që ka nis rrugëtimin në shtëpinë e Big Brother VIP duke qenë brenda mbi 120 ditë tashmë.

Ajo vazhdimisht ka rrëfyer për sakrificat që ka bërë në jetë, ndërsa ka folur edhe për tre fëmijët e saj, për të cilët thotë se janë arsyeja pse ajo ka vendosur të bëhet pjesë e spektaklit.

Ndërsa, sonte (e premte) ajo është befasuar nga “Vëllai i madh” duke i takuar fëmijët e saj, takimi që u përcoll me shumë lot e emocione nga aktorja.

Foto: Top Channel

Por, befasitë për të nuk përfunduan me kaq, produksioni i Big Brother VIP i dhuroi aktores dhe fëmijëve të saj edhe një banesë në të cilën do të zhvendosen pas daljes së saj nga shtëpia.

Pas, kësaj befasie aktorja tha se ka mbetur pa fjalë, pasi ky ishte qëllimi i saj që i vendosi vetës kur hyri në BB VIP, që të siguronte një shtëpi për fëmijët e saj.

Ndërkohë, kujtojmë që Arjola është në nominim për t’u eliminuar bashkë me Einxhel, Beniadën dhe Donaldin. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.