Telegrafi

Arjola Demiri: Më shkruajnë edhe futbollistë, por i refuzoj

Arjola Demiri (Foto: Instagram/Arjola Demiri)

Aktorja dhe ish-Missi, Arjola Demiri, është vënë gjithmonë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për deklaratat e saj të drejtpërdrejta, por edhe për rolet e saj që kanë bërë gjithmonë zhurmë.

E ftuar në “E Diell” ajo është pyetur se çfarë ndodh me të pas divorcit, transmeton Top Channel.

Lexo po ashtu Arjola Demiri flet për fillet e martesës që përfundoi me shkurorëzim: Tri ditë nuk dola nga dhoma

“Kam shtatë vjet që jam divorcuar dhe më shkruajnë shumë meshkuj, ndër ta dhe futbollistë, por unë i refuzoj se janë të vegjël”, ka pohuar aktorja 35 vjeçare.

Por me kë ka fjetur Arjola Demiri gjatë këtyre 7 viteve: “Unë fle dyshe dhe treshe, si të më vijë”, ka habitur fillimisht aktorja me deklaratën e saj duke argumentuar se jetën pas shkurorëzimit ua ka dedikuar tërësisht fëmijëve dhe karrierës.

Janë pikërisht tre fëmijët, “partnerët” me të cilët Arjola ndan shtratin dhe ky moment me ta e bën të ndihet nëna më e lumtur në botë.