Telegrafi

Arjola Demiri: Rrëzohu shtatë herë, ngrihu tetë herë

Aktorja e njohur nga Tropoja, Arjola Demiri, është bërë pjesë e Big Brother VIP që nga fillimi.

Teksa ka bërë tre muaj brenda shtëpisë, ajo në spektaklin e mbrëmshëm theksoi se do të vazhdojë garën për shkak të fëmijëve të saj.

Së fundmi është bërë një postim në Instagramin e artistes, i cili menaxhohet nga e motra.

Foto: Screenshot/Instagram

Janë shpërndarë disa imazhe të Demirit nga dukja e mbrëmshme e veshur në një kostum ngjyrë blu.

“Rrëzohu shtatë herë, ngrihu tetë herë”, kanë qenë fjalët përkrah këtij postimi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Albania

Kjo i referohet një thënie që Arjola e bëri pak ditë më parë në një nga shout e këtij programi, gjersa theksoi se do e bëjë vetëm për fëmijët.

Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta që nga hyrja në BB VIP e ka potencuar se dëshiron t’i fitojë paratë për të ndërtuar një shtëpi për të dhe tre fëmijët.

Big Brother VIP ndërkaq është shtyrë deri më 18 shkurt. /Telegrafi/

 

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.