Site icon Telegrafi

Arjola Demiri rrëfen momentet e vështira të lindjes : Kam humbur ndjenjat dhe jam përmendur pas pesë orëve

Foto: Top Channel

Aktorja Arjola Demiri është një prej banoreve më të diskutuara në edicionin e sivjetmë të Big Brother VIP.

Mes shumë rrëfimeve nga jeta personale, aktorja tropojane vendosi që të enjten të ndajë me banorët e tjerë, përvojën e saj të vështirë të lindjes.

Bëhet fjalë për vajzën e saj të parë, Helgën, për të cilën ka hasur në vështirësi gjatë sjelljes së saj në jetë.

Lexo po ashtu Fifi zhvishet 'topless' në Big Brother VIP për të shijuar masazhin nga Beniada

“Kam pasur lindje shumë të vështirë me Helgën dhe mbaj mend që e kam lindur vet, edhe e kanë nxjerrë nga beli të palosur dhe mbaj mend që një ditë përpara kishte vdekur një fëmijë me të njëjtin pozicion, edhe fakti që ia kam dëgjuar të qarën, fjala e parë që kam thënë dhe e kam përsëritur tri herë ishte: O Allah bekoje. Pas kësaj unë kam humbur ndjenjat, por jam përmendur pa pesë orëve”, ka treguar ndër të tjerash aktorja e njohur si ‘Xhbanja’ e hit-serialit “O Sa Mirë”.

Demiri përndryshe kishte rrëfyer disa javë më parë edhe abortin që kishte përjetuar me binjakët e saj.

Ajo ka treguar se vinte nga një martesë abuzive dhe se ndarja nga bashkëshorti e kishte çuar në depresion për disa vite. /Telegrafi/

Foto: Top Channel

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Exit mobile version