Telegrafi

Arjola Demiri rikthen vëmendjen me dukjen në fustanin dypjesësh të gjelbër

Aktorja e njohur nga Tropoja, Arjola Demiri, shpesh herë është bërë cak i mediave rozë edhe pas përfundimit të Big Brother VIP.

Duke qenë se është një fytyrë publike shumë e angazhuar në jetë të përditshme, ajo bën të përflitet për çdo postim që publikon.

Jo rrallë, ish-aktorja e “O sa mirë” ka bërë që të komplimentohet edhe për fotografitë që ndan në Instagram.

Arjola Demiri (Foto: Instagram)

E tillë është shfaqur edhe ditën e sotme (e martë), në një kostum dypjesësh ngjyrë të gjelbër.

Lexo po ashtu Arjola Demiri i rikthehet sërish temës së divorcit dhe marrëdhënies me ish-bashkëshortin: Nuk jemi miq, nuk kemi asnjë lloj raporti

Dukja e veçantë në neon dhe paraqitja elegante e 37-vjeçares u komentua edhe nga miqtë e ndjekësit në hapësirën për komente.

“Sezoni i Dragoit”, ka shkruar ajo.

Arjola Demiri (Foto: Instagram)

Për vetëm një orë, postimi mblodhi afro 20 mijë pëlqime.

Arjola duket se tani ka nisur përgatitjet në fushën profesionale, si një aktore e suksesshme në trojet shqiptare. /Telegrafi/