Telegrafi

Arjola Demiri reagon ashpër pas kritikave që mori për vallëzimin sensual në kishë: Na keni kënaqur me moral që s’di as sa e blini

Foto: Arjola Demiri/Instagram

Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, ka qenë mjaft e përfolur këto ditë në rrjetet sociale.

Kjo pasi ajo publikoi një video në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shihej duke kërcyer dhe bërë lëvizje sensuale në një kishë.

E veshur me një fustan të zi me prerje anash, aktorja tropojane është dukur mjaft atraktive në videon e publikuar, e cila ka marrë kritike të shumta.

Shumë prej ndjekësve e cilësuan si veprim nënçmues këtë vallëzim të sajin në kishë, gjersa edhe vet aktorja u detyrua të bëjë një reagim lidhur me këto komente.

Lexo po ashtu Adriana Matoshi dhe Arjola Demiri vazhdojnë të publikojnë fotografi atraktive nga pushimet e përbashkëta në Egjipt

Ajo shkroi një sqarim te hapësira për komente, duke treguar se kisha në fjalë ka qenë lokacioni ku është mbajtur një organizim, ku gëzimet e festimet nuk kanë munguar.

“Për të gjithë këta moralistët që mban kjo tokë e sidomos këta që shohin veprimet e mia me llupë e i zmadhojnë e i bëjnë ‘Allahu na ruajtë’, veprimet e veta nuk i shohin se nuk iu del koha. Pikërisht në këtë kishë u mbajt aktiviteti i përvitshëm ‘Albanian Roots’ ku festuan, kënduan e kërcyen rreth 300 të ftuar, të gjithë shqiptarë. Tani unë pse mos të kërceja apo vetëm unë jo, se unë nuk bën, po ikni ore shihni punët e juaja se na keni kënaq fare me këto morale që s’di ku i bleni, sa ju kushton kilogrami se i shisni shtrenjte, a kështu i bleni shumë lirë”, ka shkruar Demiri në reagimin e saj.

Foto: Arjola Demiri/Instagram

Arjola përndryshe e realizoi videon në fjalë në kishën “The Riverside Church” të Mahnattanit, ku çdo vit shqiptarët organizojnë eventin e tyre. /Telegrafi/