Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo ndan shpesh me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme apo aktivitetet profesionale.
së fundmi, aktorja tropojane ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa imazhe të reja nga pushimet e saj.
Më saktësisht, Demiri ka pozuar para pasqyrës tërësisht natyrale, duke treguar dukjen e saj pa makijazh.
Në mbishkrimin e fotografive, ish-banrja e Big Brother VIP Albania 1, iu referuar efektit pasqyrë në jetën e përditshme.
“Si e keni mardhenjen me pasqyren? Çfare shikoj perballe pasqyres , eshte thjeshte nje shpirt i paster , nje fytyre e bukur , nje nene e pasur me krahet plot dhe nje grua krenare”, shkroi Demiri në Instagram. /Telegrafi/