Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, është shquar si një prej banoreve më konkurruese të Big Brother VIP.
Mirëpo pavarësisht kësaj, ajo u eliminua nga publiku një javë para finales së madhe të 18 shkurtit.
Sido që të jetë, ajo u deklarua se e fitoi Big Brother-in e saj, pasi televizioni i Top Channel i bëri dhuratën më të bukur, duke i dhuruar një apartament asaj për të dhe fëmijët e saj.
Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, aktorja tropojane i është rikthyer jetës normale dhe përditshmërisë.
Mbrëmjen e së shtunës, Arjola vendosi që të publikojë në rrjetin social Instagram një fotografi, duke shprehur në mbishkrimin e saj mirënjohje për të gjithë ata që e mbështetën në këtë rrugëtim.
“Çelësi i suksesit është sinqeriteti, jua dua. Faleminderit për suportin dhe fjalët e shpirtit”, shkroi Demiri në mbishkrimin e fotografisë.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë përgëzuar për aventurën e saj në Big Brother VIP. /Telegrafi/