Site icon Telegrafi

Arjola Demiri: Nuk është e lehtë të dalësh nga Big Brother, njoh shumë që kanë shpenzuar para në psikologë

Arjola Demiri

Arjola Demiri ka folur së fundmi për Big Brother, për të mirat dhe të këqijat që ka ky format.

Ajo ka treguar “N’krejt debat” disa raste ku ka ndikuar për të mirë, e në anën tjetër ka folur edhe për disa që kanë humbur shumë në këtë reality shou.

Aktorja nga Tropoja mes tjerash tha se njeh persona që kanë lënë të gjitha paratë në psikologë pas daljes nga shtëpia.

Foto: Screenshot/TikTok

Ish-konkurrentja e edicionit të parë të Big Brother shton se nuk ka skenare siç flitet apo supozohet nga jashtë.

“Nuk ka skenare siç fliten nga jashtë apo supozohet që thonë të thërrasin në dhomë të rrëfimit dhe të mësojnë si të sillesh, si të flasësh”, u shpreh ajo.

Arjola Demiri flet për Beatrix Ramosaj në kohën e Big Brother: I kanë thyer xhamat e makinës, i kanë shqyer gomat
Lexo po ashtu Arjola Demiri flet për Beatrix Ramosaj në kohën e Big Brother: I kanë thyer xhamat e makinës, i kanë shqyer gomat

Tutje tha: “Ne përgatitemi për futjen brenda në Big Brother, por për pasojat jashtë nuk mund të përgatitesh”.

“Ti ke fitues të Big Brotherit që është fakt që paratë pasi kanë dalë nga Big Brother, po flas për një Big Brother të thjesht që nuk dua të jap emra, i kanë përdorur për psikologë, për terapi që të marrin veten dhe nuk del dot nga Big Brotheri”. /Telegrafi/

@rtv.dukagjini“Krejt paret pas Big Borther-it i kanë shpenzu tek psikologu” – Arjola Demiri habit me deklaratën:S’është e lehtë të dalësh nga Big Brother-i♬ original sound – RTV DUKAGJINI
Exit mobile version