Spektakli i Big Brother VIP ka marrë vëmendje të madhe dhe banorët e shtëpisë komentohen pothuajse për secilin veprim.
Qëndrimi 24 orë nën vëzhgimin e kamerave shpesh herë bën që banorët të kenë debate, situata të siklteshme e momente komike që nuk iu ikin syrit të publikut.
Për një situatë të sikletshme së fundmi është komentuara dhe aktorja e njohur, Arjola Demiri, e cila në rrjetet sociale u kritikua për papastërit.
Në një moment teksa ajo ndodhej në suit bashkë me Einxhel Shkira, aktroja u pa e zbathur ndërsa binin në sy këmbët e papastra.
Fotografi nga ky moment bëri që të shpërndahej në mediat sociale dhe të marrë reagime të shumta të ndjekësve të BB VIP, ndërsa aktorja shihet e pa shqetësuar e shtrirë në shtrat.
Ndryshe, kujtojmë që moderatorja Enixhel Shkira u rikthye në shtëpinë e famshme pas operimit të krahut, të cilin e lëndoi gjatë një loje banorët pak ditë më parë.
Të gjithë banorët aktualisht po kujdesen për të dhe po i qëndrojnë afër pasi ajo vendosi që të vazhdonte rrugëtimin e saj në Big Brother VIP. /Telegrafi/