Aktorja e njohur nga Tropoja, Arjola Demiri, është pjesë e Big Brother VIP që nga fillimi i spektaklit.
Prej më shumë se tre muajsh ka shpalosur gjëra të ndryshme nga jeta private e po ashtu edhe nga karriera profesionale.
Në një diskutim të radhës me banorët, saktësisht me Donaldin, Beatrix dhe Einxhel, ajo theksoi se ka qenë gruaja e parë që ka vozitur veturë të tipit “Porsche” në Shqipëri.
“Zemër, unë jam e para femër që kam vozitur Porsche në Shqipëri, dhe bëhet fjalë për vitin 2008, kur atëherë ishin gjërat ndryshe”, u shpreh Demiri.
Ish-aktorja e “O sa mirë” ka treguar disa herë për pasionin dhe fiksimin që ka për veturat.
Arjola është një nga pretendentët për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh në BB VIP.
E njëjta e ka thënë vazhdimisht se është për fëmijët e saj dhe se e dëshiron çmimin për t’ua bërë atyre një shtëpi e jetë të lumtur. /Telegrafi/