Telegrafi

Arjola Demiri flet për fillet e martesës që përfundoi me shkurorëzim: Tri ditë nuk dola nga dhoma

Arjola Demiri (Foto: Isntagram/ arjolademiri)

Arjola Demiri ka folur gjithmonë për shkurorëzimin, por shumë pak sesi është ndier në ditët e para të martesës.

Në emisionin e “E Diell”, ajo ka treguar me sinqeritet: “Deri kur bëra 19 vjeç, s’kisha parë njerëz të putheshin në buzë derisa pashë çifte duke u puthur te qyteti Studenti kur fillova studimet në Tiranë”.

Sa i takon fillimeve të martesës së saj, ajo kujton se ka pasur një dashuri shumë të fortë dhe të pastër.

“Kur u martova, tri ditë nuk kam dalë nga dhoma”, ka deklaruar ish-Missi duke nënvizuar faktin se pasioni mes saj dhe ish-bashkëshortit ka qenë shumë i madh.

“Gazetarët më pyesin tërë kohës për divorcin, unë s’mund t’i gënjej”, ka thënë Arjola duke hedhur poshtë zërat se këto deklarata i ka bërë sa për të marrë vëmendje.

“Ka momente që qaj, por në 2020 kam vendosur që të mos derdh më asnjë kokërr loti për asnjë mashkull”, ka shtuar ajo më tej.

Kujtojmë që Arjola u bë e njohur për publikun e gjerë në Kosovë me rolin Xhbanes në hit serinë televizive, “O Sa Mirë”.