Telegrafi

Arjola Demiri: Dua që të kem një marrëdhënie të konsoliduar, njeriu i duhur deri në këtë moment nuk ka ardhur

Aktorja nga Tropoja, Arjola Demiri, është bërë një personazh mjaft i komentuar pas hyrjes në Big Brother VIP.

Kjo në bazë të rrëfimeve që ka bërë nga karriera e jeta personale, ndërsa më shumë ka folur për ish-bashkëshortin.

Ajo theksoi se është e ndarë prej shumë vitesh e po ashtu për vite me radhë ka qenë e tradhtuar.

Arjola Demiri (Foto: Instagram)

Edhe pse është nënë e tre fëmijëve në një bisedë me Einxhel Shkirën, Demiri tha se dëshiron të ketë një marrëdhënie të konsoliduar.

Në vazhdimin e bisedës, ish-ylli i “O sa mirë” shtoi se njeriu i duhur nuk ka ardhur deri në këtë moment.

Lexo po ashtu Në një bisedë me Arjolën, Fifi flet për dashurinë jashtë BBV: Nuk mundem me qenë me të, por unë e dua

“Dhe në asnjë moment nuk jam ç ‘fokusuar që të krijoj një lidhje. Për shkak të magnetit që kam e di që në jetën time do të vijnë meshkuj posesiv që do të më mbyllin diku. Nuk e kam kërkuar fare. Njeriu i duhur deri në këtë moment nuk ka ardhur”.

“Dua që të kem një marrëdhënie të konsoliduar jashtë pragut të shtëpisë time. Fëmijët e mi janë fëmijët e mi, shtëpia ime me fëmijët e mi është vetëm e jona, jashtë pragut të derës po”, u shpreh ajo.

Arjola momentalisht është nënë beqare që jeton bashkë me tre fëmijët e saj. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.