Telegrafi

Arjola Demiri: Big Brother për mua ka qenë një shkollë shumë e mirë

Foto: Screenshot/YouTube

Banorja e edicionit të parë të Big Brother VIP, Arjola Demiri, ka folur rreth këtij formati televiziv.

Ajo ka qenë e ftuar në ‘Breaking’, ku edhe ka komentuar banorët e këtij viti dhe lojën që po bëjnë brenda.

E pyetur nëse do të ndryshonte ndonjë gjë nga e kaluara, ajo theksoi se ky reality shou e ka mësuar shumë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Ndoshta Big Brother më ka shërbyer për të mësuar e për të thënë jo, pikë së pari sepse nuk e kam pasur këtë veti timen. Nuk thoja shpesh jo. Nuk dija të hiqja dorë nga diçka shumë shpejt”, theksoi aktorja nga Tropoja.

Lexo po ashtu Arjola Demiri thotë se nuk ka hyrë akoma në shtëpinë që iu premtua në Big Brother VIP Albania

Bukuroshja shtoi: “Big Brother ka qenë një shkollë shumë e mirë, në qoftë se e kam pasur të vështirë të hiqja dorën nga njerëzit që i kam pasur afër për x arsye, tanimë nga Big Brother e kam marrë stop. Më përpara nuk e kam pasur. Më ka rritur si njeri”.

Foto: Screenshot/YouTube

Arjola ka qenë shumë e komentuar gjatë periudhës që ishte brenda duke rrëfyer histori të ndryshme nga jeta.

Në edicionin e parë fitues u shpall balerini Ilir Shaqiri. /Telegrafi/