Aktorja Arjola Demiri është një prej banorëve më të komentuara në shtëpinë e Big Brother VIP.
Që nga hyrja, ajo ka treguar histori personale e me të cilat ka prekur publikun dhe ka fituar simpatinë e tyre.
Ndër tjera, aktorja ka rrëfyer edhe për shoqërinë që ka me aktoren tjetër, Adriana Matoshi dhe se sa është e lidhur me të.
Sonte (e premte) në spektakël ka hyrë pikërisht Adriana për ta befasuar Arjolën në një takim që u përcoll me shumë emocione nga të dyja.
Matoshi i dha këshilla Arjolës, ndërsa i tha se ndihet krenare me të dhe atë që aktorja ka treguar gjatë kësaj periudhe.
“Nuk kam fjalë me ta shpreh dashurinë që e kam për ty. Kom ardh me të thënë që jam krenare me ty, e din qëllimin pse ke hi këtu, prandaj të lutna rri vetvetja, ti je shume e drejt, mbaj anë tënde, sepse secili e ka lojën e vet, dëshmo se je një aktore e mirë, Mos heshtë kur duhet me fol, bëhu me të drejtin dhe shkëlqe qysh ti din, trego sfidat e roleve tua, motivo gratë e tjera për jetën që ke pas ti, dhe motivo vajzat e reja që kanë për qëllim të hyjnë në artë e të bëhen aktore se sa i bukur është profesioni yt”, ishin disa nga fjalët që Adriana ia tha gjatë takimit me mikeshën e saj.
Të dyja qëndruan së bashku për disa minuta, para se Adriana të largohen nga ambientet e shtëpisë, teksa Arjola u shpreh se pas takimit me të ndihet si personi më i lumtur në botë.
Kujtojmë që Arjolën dhe Adrianën i kemi parë bashkë në serialin “O sa mirë”.
Ndërkohë, sonte në Big Brother VIP u eliminua banori i katërt me radhë, Ardit Çuni. /Telegrafi/
* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.