Telegrafi

Arjeta Vllasa, këngë kushtuar nënës (Video)

Këngëtarja Arjeta Vllasa e ka publikuar projektin e saj më të ri, këngën “Nanë”.

Kjo këngë u dedikohet të gjitha nënave dhe është ndër projektet e radhës të Arjetës, e cila pritet të bëjë vend në skenën e muzikës.

Arjeta tashmë ka disa këngë të saja dhe kjo baladë është më ndryshe nga këngët që i ka paraqitur deri më tani.

Kjo për faktin se i kushtohet qenies më të dashur në botë, nënës e që vet këngëtarja është shprehur se mbetet ndër këngët e saj të preferuara.

Muzikën dhe tekstin e këngës e ka realizuar Kreshnik Avdiu, ndërkaq për orkestrimin është përkujdesur Ardian Kastrati, transmeton Indeksonline.

“Miq dhe shoqëri, kjo është kënga ime më e re, “Nanë” e cila sapo u publikua. Ju ftoj që ta dëgjoni në linkun e mëposhtëm.

“Shpresoj shumë t’ju pëlqejë dhe nëse po, ju lutem shpërndajeni sa më shumë me miqtë tuaj. Faleminderit të gjithëve dhe dëgjim të këndshëm!”, ka shkruar Arjeta në një postim në Facebook.