Ky është momenti kur një ari kafe ka kryer një sulm mbi një femër para fëmijëve të tmerruar dhe familjeve të tyre në një cirk në Rusi.
Pamjet e regjistruara nga një spektator tregojnë kafshën e egër – të veshur me një kapelë dhe shall të ndritshëm rozë – duke u përplasur papritmas me gruan bjonde gjatë një shfaqjeje në Berezovsky, në rajonin e Kemerovo, përcjell Telegrafi.
Incidenti tronditës në Cirkun Udhëtues Harlequin të Shtunën ndodhi vetëm disa metra larg fëmijëve dhe prindërve të tyre – të cilët nuk kishin asnjë pengesë ose rrethim që i mbronte ata nga bisha.
Videoklipi më pas tregon se pavarësisht se trajnerja femër duket se ka rënë nga dhimbjet, ariu vazhdon “të luaj” me të.
Kafsha pastaj bën një sulm tjetër para se të tërhiqet përsëri.
Sipas raporteve ka pasur edhe një sulm të tretë, megjithatë videoja e shpërndarë në internet nuk vazhdon aq kohë sa ta tregojë atë.
Për fatin e mirë të saj, gruaja nuk besohet të ketë kërkuar trajtim mjekësor pas incidentit.
Cirku është i njohur për veshjen e arinjve në rroba njerëzore dhe ‘krenohet me trajnimin njerëzor të kafshëve’. /Telegrafi/