Në Komi të Rusisë, është filmuar një ari, që udhëton i hipur në pjesën e posaçme të një motoçiklete.
Nuk dihet nëse kjo ishte pjesë e ndonjë shfaqjeje, apo këta motoçiklistë gjithmonë e marrin për xhiro edhe kafshën e tyre të egër, transmeton Telegrafi.
“Duket shumë i gëzuar që po udhëton në këtë formë”, është një koment lidhur me rastin.
Mirëpo, të tjerë komentues e kanë konsideruar si veprim të rrezikshëm, meqë ariu mund të ikë dhe të sulmojë dikë në rrugë. /Telegrafi/
https://youtu.be/ts0ejNKJLaU