Në disa fshatra kufitare të Dibrës janë shkatërruar lashtat bujqësore, transmeton Telegrafi Maqedoni.
‘Bëhet fjalë për derra të egër dhe ariun. Ariu është i mbrojtur, kurse kafshët e egra të tjera nuk mund t’i gjuajmë për shkak se nuk është sezoni i gjuetisë. Nëse nuk bëhet diçka e gjithë puna do shkojë për qira, tha Dilaver Dema, nga fshati Konjare.
Ai shtoi se pronarët e lashtave bujqësore, misrit dhe kulturave bimore në fushat e këtij si dhe fshatit Spas, Sellokuqi, Shulan, të cilat janë në afërsi të kufirit shqiptaro-maqedonas, kishin takim me kryetarin e komunës së Dibrës Rushdi Lata dhe Shefin e Policisë Kufitare, Qendra rajonale-Perëndim, Xhelal Lata.
Në takim, autoritetet premtuan masa shtesë për mbrojtje nga kafshët e egra. /Telegrafi/