Telegrafi

Ariu shijon pishinën në shtëpinë e një familjeje në Kaliforni

Një grua nga Kalifornia xhiroi momentin kur shihet një ari i madh që përballonte motin me shi për të notuar në pishinën e oborrit të shtëpisë.

Donna Hargett xhiroi videon kur pa një mysafir të paftuar në oborrin e shtëpisë së familjes së saj në Monrovia të shtunën, transmeton Telegrafi.

Në video shihet një ari i zi i madh duke bërë disa xhiro në pishinën e familjes.

Hargett regjistroi momentin kur ariu doli nga pishina dhe shkundi ujin përpara se të largohej nga zona. /Telegrafi/