Telegrafi

Ariu që vizitoi kopshtin e një grua në New York, luan me top futbolli dhe hip në trampolinë

Një grua nga New York-u që hasi në një ari të zi që po luante në oborrin e saj, kapi videon e kafshës duke u ngjitur edhe në trampolinën e familjes së saj.

Anna Cory-Watson tha se hodhi një vështrim nga dritarja e saj në fshatin Wappingers Falls dhe u trondit kur pa një ari që endej vërdallë kopshtit, transmeton Telegrafi.

“U gëzova kur pashë ariun jashtë dritares time”, tha ajo për Newsweek.

“E dija se po shihja diçka që nuk kishte gjasa ta shihja më. Dhe kjo ishte përpara se të fillonte të luante me top futbolli. Gjithçka që u shpalos para meje ndihej surreale”.

Ajo thotë se e dinte që duhet ta incizonte ariun.

“Menjëherë mora telefonin dhe fillova të bëja fotografi”, tha ajo. “Nuk arrita ta besoja”.

Videoja e saj e postuar në YouTube e tregonte ariun që luan me një top futbolli, duke bartur një fshesë dhe një tentativë për të kërcyer në trampolinë. /Telegrafi/