Mbrojtësit e rendit e kanë thyer në vendbanimin e tij, një ari polar që kishte humbur kontrollin dhe u largua për 700 kilometra larg pjesës malore.
Grabitqari i humbur, të cilin e quajtën Umka, shkaktoi dëme të konsiderueshme në fshatin Tilichiki të Rusisë, ndërsa i frikësonte banorët që qëndronte pranë shtëpive të tyre, transmeton Telegrafi.
“Sikur kërkonte ndihmë prej nesh, e kishte të pamundur të gjente vetën dhe bënte dëme nga hidhërimi” është thënë mes tjerash në raportin e shpërndarë.
Ministria Mbrojtjes në Rusi ka nisur një intervenim dhe pas tetë ditësh, arritën ta qetësojnë ariun, të cilin e dërguan me helikopter në regjionin Chukotka.
Zona në të cilën kishte përfunduar, ngaqë nuk dinte nga po shkonte, konsiderohet si shumë e nxehtë dhe pa ushqimin e duhur për të, andaj u dërgua sërish në vendbanimin e ftohtë. /Telegrafi/