Telegrafi

Ariu mposht vapën duke u larë në pishinë

Një ari i murrmë si duket i kapluar nga vapa, u pa duke u freskuar brenda një pishine në oborrin e shtëpisë në Kaliforni.

Vapa ekstreme ka përfshirë disa pjesë të SHBA-së, përfshirë edhe Kaliforninë, ku temperaturat rekorde janë regjistruar në të gjitha shtetet, transmeton Telegrafi.

Departamenti i Policisë së Burbank kishte publikuar pamjet e këtij ariu në rrjetet sociale. Ai më pas ishte larguar duke u ngjitur në një pemë.

Në bazë të asaj që shihet në video, ariu po qëndronte ulur qetësisht dhe po shijonte freskinë e ujit. /Telegrafi/