Gjatë një shfaqje cirku në Kiev Oblast të Ukrainës, ariu i ka ikur stërvitësit dhe ka hyrë në publik, duke lënduar disa persona.
Videoja e postuar më poshtë, e tregon momentin kur kafsha gjigante ka dalë nga skena e cirkut, ndërsa të pranishmit kanë nisur të largohen me shpejtësi, transmeton Telegrafi.
“Kjo pjesë do duhej të ishte e rrethuar me mbrojtëse, sepse këto krijesa janë të egra dhe mund të sulmojnë”, është një koment lidhur me rastin.
Mësohet se shumica e të lënduarve janë fëmijë, që e pësuan derisa po përpiqeshin të largoheshin. /Telegrafi/
https://youtu.be/Q9mbOFKROqI