Telegrafi

Ariu ia bën “një vizitë të papritur” një burri në Kaliforni

Një burrë nga Kalifornia duke larë enët në kuzhinën e tij u vizitua nga një ari.

Jason Wightman tha se ai po lante enët në shtëpinë e tij në Sierra Madre kur shikoi anash dhe pa një ari në hyrje të derës së tij.

Ai ka postuar një video në Facebook që tregon takimin, përcjell Telegrafi.

“Përshëndetje, a jeni mirë? Ti je në shtëpinë time. Dil nga shtëpia ime”, dëgjohet të thotë Wightman.

Wightman tha se arinjtë janë të zakonshëm në zonën e tij, por ai mbeti i habitur kur pa një brenda shtëpisë së tij.

Bëhet e ditur se kafsha u largua pa incidente. /Telegrafi/