Telegrafi

Ariu hyri në mes të skitarëve në një vendpushim në Kaliforni, pothuajse u përplas me njërin prej tyre

Një ari i zi vrapoi në mes të një grupi skitarësh në një vendpushim në Kaliforni, sipas pamjeve të publikuara në internet.

Videoja e publikuar nga një përdorues në TikTok tregon momentin kur ariu i preu rrugën disa skitarëve në pistën e skijimit, transmeton Telegrafi.

Ariu po vraponte me shpejtësi dhe pothuajse për pak u përplas me njërin prej pushuesve aty.

Përdoruesi në TikTok tha se kafsha u bashkua me nënën e tij në anën tjetër të rrugës. /Telegrafi/