Një ari i zi vrapoi në mes të një grupi skitarësh në një vendpushim në Kaliforni, sipas pamjeve të publikuara në internet.
Videoja e publikuar nga një përdorues në TikTok tregon momentin kur ariu i preu rrugën disa skitarëve në pistën e skijimit, transmeton Telegrafi.
Ariu po vraponte me shpejtësi dhe pothuajse për pak u përplas me njërin prej pushuesve aty.
Përdoruesi në TikTok tha se kafsha u bashkua me nënën e tij në anën tjetër të rrugës. /Telegrafi/