Site icon Telegrafi

Arilena tregon reagimin e nënës për skenën provokuese me Dafinën

(Foto: Instagram/arilenaaraa/Screenshot)

Ndodh rrallëherë që të shohim këngëtaren e njohur Arilena Ara në intervista. Ajo ka qenë në një lidhje ‘Skype’ në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel.

Siç nuk e kemi parë ndonjëherë, këngëtarja ka qenë duke u stërvitur në palestër, ku dhe ka zhvilluar një bisedë me gocat dhe gratë.

Ajo ka folur për albumin e ri, klipin me Dafina Zeqirin (“Thirr policinë”) për të cilën ka thënë se ka pasur një kimi që në fillim të takimit me të dhe më pas kanë realizuar atë fotografi.

Lexo po ashtu Arilena Ara dhe Dafina Zeqiri publikojnë klipin e "Thirr Policinë"

Fatma e ka pyetur se çfarë tha mami pasi pa klipin dhe me shumë sportivitet Arilena ka thënë: “Bukur shumë, para kësaj i bëra edhe një shaka ku i thashë dëgjo tani do të shohësh Arilenën dhe do të mësosh gjëra të reja për të. Por ajo më njeh dhe unë ashtu jam në jetën reale madje qesh ndonjëherë kur njerëzit në publik thonë o sa engjëllore, o sa e mirë”.

Gjithashtu Arilena ka shtuar se nënën e saj e sheh si frymëzim për mënyrën si e ka rritur dhe për gruan e fortë që ajo është.

Exit mobile version