Telegrafi

Arilena me “Nëntorin”, e para edhe në Rumani! (Foto/Video)

Këngëtarja e re Arilena Ara ka shënuar një sukses shumë të madh me këngën e saj të fundit “Nëntori”, të publikuar në nëntor të vitit të kaluar.

Çmimi i tretë në festivalin “Kënga Magjike”, nuk do të ishte vlerësimi i vetëm për këngëtaren, pasi kjo këngë do të vazhdonte të dëgjohej dhe të vlerësohej edhe nga publiku i huaj.

U raportua muaj më parë se remiksi i kësaj kënge ishte renditur në vendin e katërt të top listës së “Shazam” në Rusi, gjersa së fundmi bëhet e ditur se “Nëntori” ka filluar të pëlqehet në një tjetër shtet me popullsi sllave.

Lexo po ashtu "Nëntori" i Arilena Arës, kënga e katërt më e dëgjuar e momentit në Rusi (Foto/Video)

Kompozitori i këngës Darko Dimitrov ka publikuar në llogarinë e tij personale në Instagram një fotografi, ku shfaq një listë me këngët më të dëgjuara nga “Shazam” në Romani, në të cilën “Nëntori” renditet në vendin e parë!

Ndërsa kë shkruar gjithashtu se kjo këngë renditet e 69-ta në rangun botëror për momentin, nga këngët më të kërkuara të aplikacionit “Shazam”. /Telegrafi/