Këngëtarja Arilena Ara është pëlqyer shumë nga publiku për prodhimet e saj muzikore.
Kënga “Nëntori” mbetet suksesi më i madh i saj, ndërsa “Vegim” do të jetë balada që gjithmonë do të ruajë në zemër me dashamirësi.
Kjo pasi, këtë këngë Arilena e publikoi dy vite më parë, duke ia dedikuar babait të saj të ndjerë, mungesën e të cilit e vëren pafund.
Dhe sot (e enjte) në përvjetorin e tij të lindjes, këngëtarja ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një pjesë të këngë “Vegim”, ndërsa përbri saj shkruan: “Urime ditëlindjen në qiell babi”. /Telegrafi/