Këngëtarja Arilena Ara ka pak kohë që publikuar projektin e saj më të ri “Nëntori”, një ndër këngët më të pëlqyera të këtij viti në festivalin “Kënga Magjike”.
Përveç interpretimit të fuqishëm, Arilena ra në sy edhe për dukjen e saj, e cila ishe menduar deri në detaje.
Arilena u shfaq me një palë pantallona dhe bluzë lëkure të zezë, pak më të ekspozuar se zakonisht në pjesën lart.
Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, e pyetur se pse kësaj radhe kishte vendosur të vinte më ndryshe, ajo u përgjigj:
“Për imazhin tim është kujdesur “Image Maker Miranda”, këshilluar me stafin tim. Ishte momenti i duhur që dalja ime në skenë të ishte me stil, e bukur dhe seksi”.
Gjatë intervistës këngëtarja ka rrëfyer edhe për projektet tjera që pret t’i publikojë pas “Nëntorit”. /Telegrafi/