Këngëtarja shqiptare, Arilena Ara, po vazhdon me sukseset e mëdha të saj në arenën ndërkombëtare.
Bukuroshja shqiptare dhe krijuesja e shumë hiteve, ka vazhduar me sukseset e baladës së saj.
Pasi pushtoi top listat në Ukrainë dhe Rusi, tash ajo është shumë e angazhuar edhe në Greqi.
Ajo në një postim në rrjetin social Instagram ka konfirmuar se do të jetë pjesë e shumë intervistave në Greqi, përfshirë televizionin më të njohur muzikor, Mad TV.
Po ashtu, ajo do të nisë edhe një turne të koncerteve në shtetin helen, që dëshmon suksesin e saj të këngës “Nëntori” në këtë fillim të muajit.
Arilena theu të gjitha rekordet me baladën “Nëntori” e cila u realizua në shumë versione edhe nga artistë të huaj.
Njëkohësisht, ky është hiti më i madh i këngëtares shqiptare, që me këtë këngë e gjuhën shqipe preku edhe top listat ruse. /Telegrafi/