Telegrafi

Arilena Ara ‘zbulon’ të dashurin (Foto)

Këngëtarja e re Arilena Ara, e cila po ngjitet mirë drejt majave të suksesit, ka krijuar tashmë simpatinë e shumë prej fansave të saj.

Ajo është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Ka qenë gjithnjë e rezervuar sa i përket jetës private, ndërsa nuk ka treguar nëse është ndonjë mashkull që ia ka rrëmbyer zemrën.

Në një fotografi të hedhur së fundmi në InstaStory, Arilena shfaqet e veshur me një bluzë, në të cilën ka të shkruar një status të veçantë.

“I dashuri im është sërfist”, shkruhej në bluzën e saj.

Mund të jetë rastësi, apo një mesazh rreth e rrotull? Këtë më së miri e di vetëm Arilena. /Telegrafi/