Site icon Telegrafi

Arilena Ara tregon rezultatet e mahnitshme të arritura falë përkushtimit në palestër

Foto: Arilena Ara/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arilena Ara, ka treguar gjithmonë një simpati të veçantë për palestrën.

Ajo është shumë e përkushtuar në ushtrimet e fitnesit bashkë me të dashurin e saj, ku si rezultat kanë arritur që të kenë secili nga një trup perfekt.

Së fundmi, ka qenë Arilena ajo e cila ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaq trupin e saj të tonifikuar në palestër.

Nga vija trupore dhe formësimi i muskujve, duket se këngëtarja shkodrane ka bërë një punë mjaft të madhe që të arrijë deri në këtë linjë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Pëlqimet dhe komentet kanë qenë të shumta, me shumë prej fansave që e kanë përgëzuar për arritjen e këtij qëllimi.

Arilena përndryshe ishte paraparë që të përfaqësonte Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”, në qoftë se nuk do të anulohej si shkak i pandemisë globale COVID-19.

“Shaj” mban titullin kënga shqiptare e cila u prit mjaft mirë, ndërsa në versionin anglisht u konvertua në “Fall from the sky”. /Telegrafi/

Exit mobile version