Këngëtarja e njohur, Arilena Ara, pak ditë më parë festoi ditëlindjen e saj të 22-të.
Asaj iu organizua një festë madhështore në jug të Shqipërisë, ku të ftuar ishin shumë prej figurave publike.
Arilena ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi nga festa e bukur e ditëlindjes, gjersa nuk po mungojnë edhe imazhet atraktive nga pushimet në bregdet.
Së fundmi, këngëtarja shkodrane ndau me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi, ku shihej mjaft tërheqëse në bikini, teksa pranë saj gjendej i dashuri, Popi Kola.
Dyshja janë prej vitesh në lidhje romantike, ndonëse nuk e kanë pranuar asnjëherë publikisht me ndonjë deklaratë apo paraqitje televizive.
Sido që të jetë, fotografitë e përbashkëta dhe dedikimet romantike ndaj njëri-tjetrit kanë konfirmuar që Arilena dhe Popi janë çift.
Përbri fotografisë, komentet për çiftin kanë qenë të shumta nga ndjekësit, shumë prej të cilëve i kanë komplimentuar për fizikun e tyre të shkëlqyer dhe harmoninë në çift. /Telegrafi/