Këngëtarja e njohur shqiptare, Arilena Ara, ka prezantuar për publikun projektin e saj më të ri muzikor.
Ajo ka sjell këtë herë një bashkëpunim me Florin, të titulluar “Doja”.
Kënga është e zhanrit baladë, dhe është punuar nga producenti i njohur Darko Dimitrov.
Për vargjet e tekstit është kujdesur Lindon Berisha, dhe të dy këta janë njëherësh autorë të këngës më të suksesshme të Arilenës, “Nëntori”.
https://www.youtube.com/watch?v=-AKoKgVls54
Arilena përndryshe është shumë aktive në muzikë me projekte të shumta muzikore, të cilat gjithnjë priten mirë nga publiku.
“‘Doja’ – një këngë shumë afër zemrës sime, krijuar 3 vite më parë nga Darko Dimitrov, mirënjohëse! Me një ndjesi rrëqethëse shkruar nga Lindon Berisha, Flori – zëri yt që aq shumë e dua! Faleminderit për emocionin e bukur që i dhurove “Dojës” tonë! Thjeshtë dhe pa shumë fjalë, për ju me gjithë energjinë tonë “DOJA””, ka shkruar Arilena në Instagram, teksa i ka prezantuar fansat me këngën e saj të re. /Telegrafi/