Këngëtarja nga Shkodra, Arilena Ara, është zhvendosur prej disa muajsh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bukuroshja e njohur shqiptare ndërkohë ka qenë tejet aktive me postime në rrjete sociale.
Ajo ka ndarë me ndjekësit momente të ndryshme, nga pushimet e po ashtu edhe nga projektet muzikore.
Së fundmi, 25 vjeçarja ka publikuar disa imazhe me bikini me anë të të cilave ka vënë në pah linjat trupore.
Ajo shquhet për fizikun atraktiv, ndonëse është e rregullt me ushtrime në palestër.
E njëjta nga ana tjetër ka qenë më e tërhequr nga muzika, pasi e fundit që lansoi mbetet “Dashuria ime”.
Ky projekt u prit mirë nga publiku dhe deri më sot ka grumbulluar afro gjashtë milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/